Botë
RMV dhe disa vende të rajonit sërish në listën gjermane të vendeve me rrezik
16.01.2022 15:35
Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën-Hercegovinën, Serbinë dhe një sërë shtetesh të tjera...

Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën-Hercegovinën, Serbinë dhe një sërë shtetesh të tjera, për shkak të shifrave të larta të infektimeve të reja me koronavirus, Gjermania i ka kategorizuar sërish tek lista e vendeve me rrezik të lartë, ndërsa përjashtim nga lista e rrezikut te vendet e Ballkanit Perëndimor përbën vetëm Kosova.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në raportin e fundit ka njoftuar 658 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Në total numri i rasteve aktive është 3.837, Kryeqyteti thyen rekord, me mbi 1500 raste aktive, thuhet në njoftimin e IKSHPK.
Pavarisht rritjes së numrit të të infektuarve dy ditën e fundit, Kosova edhe më tej mbetet vendi me më pak raste në rajon. Në Kroaci janë regjistruar 8.958 raste të reja të infektimit me koronavirus dhe kanë vdekur 35 persona. Në kohën që rajoni është në valën e variantit Omcron, Qeveria e Britanisë së Madhe njoftoi se do t'i largojë masat e fundit kufizues sepse vala e Omicronit po bije.
"Ka qenë gjithmonë shpresa ime që do të kishim kufizimet e Planit B për periudhën më të shkurtër të mundshme. Unë nuk kam asnjë dyshim për ngarkesat që u jane vendsosur, biznesit më të gjerë, shkollave etj, dua ti heqim sa më shpejt të jëtë e mundur”, u shpreh Oliver Dowden nga partia konservatore e kryeministrit britanik.
Austria ndërkohë njofton vendimin për vaksinim të detyrueshëm të qytetarëve. Për masat e rrepta në SHBA, vaksinimin e detyrueshëm dhe largim nga puna për të pavaksinuarit reagoi ish presidenti Donald Trup.
“Por me këto vendime, që ata po marrin po shkatërrojnë jetët e njerëzve, po pushojnë amerikanët nga punët e tyre, duke detyruar fëmijët e pafajshëm të rriten me maska. Mbyllja e shkollave të tyre, shkatërrimi i arsimit, dërrmimi i zhvillimit të tyre, prishja e të ardhmes së tyre, mbyllja e njerëzve në shtëpitë e tyre. Ajo që ata kanë bërë gjatë vitit të kaluar, ka shkatërruar ekonominë tone”, theksoi ish presidenti i ShBA-ve, Donald Trump.
Shumë biznese kanë falimentuar gjatë pandemisë, madie edhe artizanatet e vjetra, sidomos në Lindje.
“Kërkesa që dinim nuk është më e njëjta, është ulur në rreth 40 ose 50 për qind’’, shprehet zejtari nga Maroko.
“Dikur punonim shumë me turistët, tani pas mbylljes së kufirit është bërë më e vështirë të shesim diçka’’, thekson artizanati nga Maroko.
“Pandemia na ka bërë vërtet të vuajmë. Fatmirësisht, ministria na siguroi dyqane dhe një shoë room, kështu që kur produkti të jetë gati e prezantojmë atje”, shprehet drugëdhendësi nga Maroko.
Për ti dhënë fund pandemisë, OBSH-vazhdimisht ka bërë apele për tu vaksinuar. Në Japoni dhe në Kinë vaksinimi kryhet me intenzitet të shpejtë.
"Jemi të lumtur që shohim se shkalla e vaksinimit është rritur në dy javët e fundit. Ne shohim gjithashtu shkallën e vaksinimit të popullatës së moshuar të rritur, por ne shpresojmë, veçanërisht ata që janë mbi 80 vjeç përqindja e të vaksinuarve është rritur në 25%”, theksoi Sophia Chan Siu-Chee nga reparti infektiv në Hong Kong.
Skema globale ka furnizuar me vaksina kundër koronavirusit 144 vende të botës, por pabarazia e vaksinave mbetet e lartë, 40% të popullsisë botërore që nuk ka marrë ende asnjë dozë të vetme.
Rreth 67% e popullsisë në vendet e pasura janë vaksinuar krahasuar me vetëm 5% në vendet më të varfra, njofton OBSH.
Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus vuri në dukje se më shumë se 85% e njerëzve në Afrikë nuk kanë marrë ende një dozë të vetme. Në Botë nga Covid 19 kanë humbur jetën mbi 5.5 milion njerëz.
FARIJE DAUTI BAKIU
