Maqedoni

Komisionerëve, ende nuk u janë paguar mëditjet

16.01.2022 16:13

Tre muaj pas zgjedhjeve anëtarët e këshillave zgjedhorë dhe komisioneve komunale...

Tre muaj pas zgjedhjeve anëtarët e këshillave zgjedhorë dhe komisioneve komunale, në disa komuna ende nuk i kanë marrë mëditjet. 
 
Bëhet fjalë për disa komuna të Shkupit, Strugës, Haraçinës, Zërnovcit, Resnjës, Dellçevës, Ohrit, Pehçevës, Tetovës, Krivogashtanit, Karposhit, Demir Kapisë, Vasilevës, Çeshinovës- Obleshevës e shumë të tjera.
 
Komunat që nuk e kanë bërë këtë u kanë thënë komisionerëve se nuk kanë para. Ndërsa Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve thot se sipas Kodit Zgjedhor komunat duhet të sigurojnë mjete për ti paguar komisionerët.
 
Nga KSHZ-së thonë se: “Për 12 komuna që kanë llogari të bllokuara bankare, KSHZ ka kërkuar nga Ministria e financave që të sigurojë mjete për të paguar personat që janë angazhuar gjatë zgjedhjeve, këshillat zgjedhorë dhe komisionet komunale zgjedhore”.
 
Ministria e Financave ka premtuar se do t’i sigurojë mjetet që të paguhen komisionerët.