Maqedoni
Ndihma e shpejtë, rriten thirrjet për temperaturë dhe kollitje
16.01.2022 18:14
Përveç për raste të aksidenteve, apo sulmeve në tru dhe zemër...

Përveç për raste të aksidenteve, apo sulmeve në tru dhe zemër, ditëve të fundit ndihma e shpejtë po merr gjithnjë e më shumë thirrje për raste me temperaturë të lartë dhe kollitje të pa ndërprerë.
Te një pjesë e rasteve intervenojnë ndërsa ka raste kur jepen vetëm këshilla.
“Është rritur numri i njerëzve që kërkojnë ndihmë për temperaturë të lartë e cila zgjat një kohë më të gjatë, nuk ulet apo ulet përkohësisht me brarëra dhe përsëri rritet. Ankohen edhe për kollitje të pa ndërprerë. Ne intervenojmë te një pjesë e rastev, sidomos gjendjet e përkeqësuara te disa japim këshilla”, shprehet Elena Kareva Pilovska nga ndihma e shpejtë.
Marrë parasyshë periudhën në të cilën ndodhemi numri i thirrjeve nuk është tejet i lartë thonë nga ndihma e shpejtë.
“Ky virus imiton simptome nga viruse tjera prandaj diagnozat nuk mund të konstatohen në bazë të praqitjeve prandaj egzistojnë mjekët amë të cilët do të rekomandojnë analiza të gjakut, testim dhe metoda tjera diagostike”, theksoi Pilovska.
Nga ndihma e shpejtë, theksojnë se qytetarët të cilët përballen me rritje të temperaturës dhe kollitjes duhet të vizitojnë mjekun amë. Ata njëherit rekomandojnë mbajtjen e maskave dhe disatancës, por edhe shëtitje në natyrë.
ERSAN PAJAZITI
