Maqedoni

Shkup, sanksionohen 181 shoferë, 39 në gjendje të dehur

17.01.2022 09:53

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik..

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 181 sanksione
 
Tridhjetë e nëntë sanksione janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëzet e tetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, tridhjetë e nëntë gjoba për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur, tetë gjoba për automjete në gjendje jo të rregullt teknike dhe të paregjistruara. 
 
Poashtu janë shqiptuar edhe dhjetë gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë masa për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve dhe gjashtë masa për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë. 
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.