Maqedoni
Kuvendi votoi qeverinë e re, Kovaçevski zyrtarisht pranon mandatin e ri
17.01.2022 09:02
Ish kryeminstri Zoran Zaev edhe zyrtarisht ia dorëzoi postin mandatarit të posazgjedhur Dimitar Kovacevski....

Ish kryeminstri Zoran Zaev edhe zyrtarisht ia dorëzoi postin mandatarit të posazgjedhur Dimitar Kovacevski.
Në ditën e parë të mandatit të saj, pritet të mbahet mbledhja e parë e qeverisë për të cilën njoftoi edhe vetë kryeministri i ri, Dimitar Kovaçevski, në seancën e djeshme plenare per zgjedhjen e qeverisë së re. Deputetët me 62 vota PËR dhe 46 kundër disa minuta para mesnatës votuan përbërjen e re qeveritare në krye me mandatarin e ri Dimitar Kovacevskin.
Në fjalimin e tij në fund të debatit kuvendor Kovacevski deklaroi se legjitimiteti I qeverisë është I pakontestueshëm dhe I qëndrueshëm, deri në përfundimin e mandatit. Zgjedhje do të ketë tha Kovacevski por ato do të mbahen më 2024. Do të punojmë të përkushtuar për interesat e qytetarëve,dhe me punë fillojmë menjëherë që nga dita e nesërme. Të hënën do të sjellim vendim në mbledhjen e qeverisë për krizën energjetike. Po ashtu do të realizoj edhe takim me ministren e regjermane për Europë ku tema e bisedës do të jetë përshpejtimi I procesit integrues të RMV-së, në BE. Të marten do të realizoj takim me kryeministrin bullgar Petkov I cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në RMV, me te cilin do të thellojmë bashkëpunimin për ruajtjen e identitetit maqedonas , tha para deputetëve kryeministri I ri I vendit Dimitar Kovacevski.
Përbërja e re qeveritare përbëhet nga 21 anëtarë. LSDM dhe koalicioni kanë 12 poste në ekzekutiv, BDI 6, dhe Alternatia tre poste ministrore. Debate në kuven për zgjedhjen e qeveridë zgjati dy ditë.
