Botë
Stuhi bore në SHBA dhe Kanada, mijëra njerëz mbeten pa energji elektrike
17.01.2022 11:13
Një stuhi e madhe dimërore ka sjellë borë të madhe dhe akull në disa pjesë të SHBA-së dhe Kanadasë...

Një stuhi e madhe dimërore ka sjellë borë të madhe dhe akull në disa pjesë të SHBA-së dhe Kanadasë, duke prekur më shumë se 80 milionë njerëz.
Më shumë se 145.000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në disa shtete juglindore, mijëra fluturime janë anuluar. Virxhinia, Xhorxhia, Karolina e Veriut dhe e Jugut kanë shpallur të gjitha gjendjen e jashtëzakonshme. Në disa zona priten më shumë se 30 cm borë.
Bora dhe akulli kanë shkaktuar qindra aksidente automjetesh. Gjithashtu, parashikohen përmbytje të mundshme bregdetare në disa zona, duke përfshirë qytetin e Nju-Jorkut dhe pjesë të Konektikatit, që prekin rrugët dhe infrastrukturën.
