Botë
Abu Dhabi, shpërthejnë tre cisterna nafte, zjarr në aeroport
17.01.2022 11:39
Policia e Abu Dhabit konfirmoi se një zjarr shpërtheu mëngjesin e sotëm...

Policia e Abu Dhabit konfirmoi se një zjarr shpërtheu mëngjesin e sotëm, i cili çoi në shpërthimin e tre cisternave të naftës në pjesën industriale të emiratit.
Një zjarr i vogël shpërtheu gjithashtu në kantierin e ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Abu Dhabi, tha policia, sipas agjencisë lokale të lajmeve shtetërore. Shpërthimi i cisternave të naftës në Abu Dhabi dhe zjarri në kantierin e ndërtimit të aeroportit të ri në Emiratet mëngjesin e sotëm janë shkaktuar potencialisht nga dronët, thuhet në një deklaratë të policisë.
Zjarret janë vënë nën kontroll dhe trafiku ajror nuk është prekur. Nuk raportohet për dëme të konsiderueshme, ndërsa ka nisur një hetim i plotë për shkaqet e zjarrit. Houthisit jemenas, të mbështetur nga Irani, thonë se kanë sulmuar Emiratet e Bashkuara Arabe, raporton Reuters.
