Botë

Të pasurit dyfishojnë pasurinë, miliona persona me varfëri nga pandemia

17.01.2022 12:03

10 personat më të pasur në botë kanë më shumë pasuri sesa 3.1 miliardë njerëz të varfër në botë...

10 personat më të pasur në botë kanë më shumë pasuri sesa 3.1 miliardë njerëz të varfër në botë.

Pasuria e 10 burrave më të pasur në botë, është rritur më shumë se dyfish, (apo në1.5 trilion dollarë), që prej shpërthimit të pandemisë me Covid 19. Kjo do të thotë se prej shpërthimit të pandemisë, çdo 26 orë një person është bërë miliarder. Por në të njejtën periudhë kohore, sipas të dhënave të organizatës bamirëse të Britanisë, Oxfam, më shumë se 160 milionë persona janë përballur me varfërinë.
 
Në raportin e publikuar më 17 janar thuhet se të pasurit janë bërë edhe më të pasur, kryesisht për shkak të stimujve fiskalë dhe monetarë, të cilët kanë rritur vlerën e aksioneve dhe aseteve tjera. Në raport është bërë thirrje për rritje të taksave për miliarderët.Sipas organizatës, me paratë e taksave të të pasurve mund të blihen vaksina, më pas të ndahen fonde për kujdes shëndetësor dhe shpenzime tjera, me qëllim që të ndihmohen ata që kanë më shumë nevojë.
 
GYLTENE SINANI