Maqedoni

Ali Ahmeti dhe bashkëpartiakët kujtojnë përvejtorin e vdekjes së Skënderbeut

17.01.2022 13:19

Kryetari i BDI së Ali Ahmeti, së bashku me kryeparlamentarin Talat Xhaferi...

Kryetari i BDI së Ali Ahmeti, së bashku me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, Zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi dhe ministrat tjerë, në sheshin Skenderbeu vendosën kurora lulesh para bustit të Gjergj Kastriot Skenderbeut me rastin e përvjetorit të vdekjes së tij. Poashtu u rikujtua edhe 40 vjetori i konstituimit të lëvizjes popullore e cila për njëzet vite me rradhë arriti të realizojë kauzën e shqiptarëve në ish Jugosllavi.
 
Sipas Liderit të BDI së Ali Ahmeti, në saje të mobilizimit të të gjitha forcave dhe lëvizjeve legale që u formuan pas viteve të 90 u arrit të organizohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe UÇPMB dhe si rezultat i atij organizimi u arrit që shqiptarët ti jetësojnë idealet e tyre.  
 
“Sot, si rezultat i atij organizimi, në kontinuitet që nga Adem Demaçi, Rifat Berisha dhe Fazli Grajçevci, u arrit që ne sot ti jetësojmë ato ideale, ti përparojmë ato ideale, që vendi ynë dhe vendet ku jetojnë shqiptarët me dinjitet të angazhohen si në NATO ashtu edhe në Bashkimin Evropian. Kauza e atëhershme dhe e sotme është që popujt të jetojnë në fqinjësi të mirë, të barabartë dhe të prosperuar në të gjitha fushat. Andaj, për ne kjo kauzë është e pandashme dhe për këtë kauzë angazhohemi tërësisht.”, tha Ali Ameti, kryetar i BDI-së.
 
Me kët rast u përkujtua edhe 40 vjetori i rënies së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.   
 
FLUTURA LATIFI