Maqedoni

Në poliklinikën e Çairit interesimi për t’u vaksinuar është i madh

17.01.2022 14:15

Në poliklinikën e Çairit gjatë këtyre ditëve interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar...

Në poliklinikën e Çairit gjatë këtyre ditëve interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar është rritur dukshëm, sidomos me dozën e tretë të vaksinës phizer.
 
Disa nga qytetarë të anketuar thonë se do të imunizohen për shkaqe të udhëtimeve ndërsa të tjerët për tu mbrojtur më mirë nga llojet e reja të virusit korona.
 
“Dozën e dyte dhe besoj që do të behët mirë me këto vaksina. Unë i marr vaksinat për arsye se duhet të largohem jasht shtetit, përndryshe jam i ri e ndjej veten mirë. Besoj që nëse bëhet kusht për dozën e tretë do ta marr.”, tha një qytetar.
 
“E morra dozën e dytë mirë ska problem diçka. Po do ta marr pasi i kam marrë dy dozat edhe të tretën do ta marr.”, u shpreh një qytetar. 
 
“Të tretën skam kurrfarë problemi.”, tha një qytetar.
 
“Dy doza të vaksinës i kam marrë, tani për të tretën duhet të pres pak, përndryshe nuk kam pasë problem me dozat e para.”, u shpreh një qytetar.
 
Nga poliklinika e Çairit thonë se gjatë javës së kaluar fluksi i qytetarëve për tu vaksinuar ka qenë i madh. Për dozën e parë dhe të dytë janë vaksinuar rreth 100 pacient në ditë, ndërsa për dozën e tretë nga 400 pacient në ditë.
 
“Sot interesimi është jashtëzakonisht i madh deri më tani ka pasur 150 pacient që janë vaksinuar me dozën e parë më tepër dhe dozën e tretë. Rekomandoj që më tepër të vaksinohen pacientët sepse vetëm ashtu mund të zvogëlojmë numrin  e të infektuarve, sepse këto ditë numri është i madh i të infektuarve me covid.”, tha Vlora Azizi nga “poliklinika Çair”.
 
Mjekët preferojnë vaksinimin e popullatës sepse përqindja e rasteve pozitive vetëm gjatë fundjavës është rreth 22 përqind.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI