Erdogan për vizitë në Shqipëri, banesa për 520 familje të dëmtuara nga tërmeti
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.....

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, po qëndron për vizitë në Shqipëri. Në Lac ai ka dorëzuar çelsat e 520 banesave të reja për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Shifra e rindërtimit është rreth 42 milionë euro . Kryeministri Rama tha se Presidenti Erdogan është nga të rrallët politikanë që e mbajnë gjithmonë fjalën e tij.
"Është shumë e vështirë të gjesh njerëz në politikë që 'Po-në' e kanë Po dhe 'Jo-në' e kanë Jo. Presidenti Erdogan e mban fjalën. Kuptimi që ai i jep me vrap fjalës 'vëllazëri' është mishërimi i asaj që thotë Profeti Muhamed 'asnjë nga ju nuk beson nëse nuk dëshiron për vëllanë e vet të njëjtën gjë që dëshiron për veten e vet'. Premtova se do të flas shkurt por siç thonë kritikët e mi në këtë pikë unë i ngjaj atij" – tha Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Vëllai i qëndron vëllait kur ka nevojë, jo kur thirret. Pas tërmetit ne kemi dërguar në Shqipëri të gjitha materialet e ndihmës së shpejte dhe ekipet teknike , i nderuari miku im Edi Rama me të cilin ishim në kontakt të vazhdueshme kemi ndjekur ecurinë e punimeve. Unë jam aktivizuar dhe morëm iniciativa që përgjatë këtij procesi, filluam kontaktet tona me ndërkombëtarët. Fakti që Turqia ishte një nga shtet e para që ndihmoi Shqipërinë tregon qartë miqësinë mes nesh. Për të lehtësuar sadopak dhimbjen e të prekurve vendosëm bashkë me Ramën për të firmosur një memorandum mirëkuptimi, që shtëpitë e rrënuara të bëheshin nga zero. Kështu që në muajin korrik sapo e nënshkruam filluam ndërtimin e kantierit edhe pse ishte Covid” – tha Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
