Maqedoni
Pritet vendimi i qeverisë, KSI: Të mos ketë shtyrje të gjysëmvjetorit të dytë
17.01.2022 15:56
Në seancën e saj të parë, qeveria e re duhet të vendosë për fillimin e Gjysëm vjetorit të dytë shkollor....

Në seancën e saj të parë, qeveria e re duhet të vendosë për fillimin e Gjysëm vjetorit të dytë shkollor.
Komisioni për Sëmundje Infektive, në mbledhjen e fundit nuk rekomandoi që të shtyhet fillimi i gjysëmvjetorit të dytë. Bazuar në këtë rekomandim, nëse qevria e merr parasysh, nxënësit duhet të kthehen në bankat shkollore të enjten. Vendimi i tillë u diskutua nga KSI pas rritjes së numrit të infektimeve të reja, por bazuar në analiza, ekspertët vlerësojnë se shkollat nuk janë burim infektimi.
Edhe OBSH në rekomandimet e saj ka deklaruar më gjatë kohë se shkollat duhet të jenë të fundit që mbyllen e të parat që hapen, por gjithsesi që seicili vend merr vendimet e tij bazuar në situatën epidemiologjike.
