Maqedoni
Kontesti me Sofjen, Kovaçevski: Nuk lëvizim nga vijat e kuqe
17.01.2022 17:09
Takimi me kryeministrin bullgar Kiril Petkov do të ketë në fokus tema nga fusha ekonomike...

Takimi me kryeministrin bullgar Kiril Petkov do të ketë në fokus tema nga fusha ekonomike, të infrastrukturëas, arsimit, inovacioneve, duke mos anashkaluar edhe përkrahjen e Sofjes për eurointegrimin e vendit, theksoi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Duke folur për kontestin dypalësh me fqiun lindor, Kovaçevski theksoi se dallimet do të tejkalohen përmes bisedimeve intenzive, pa u dëmtuar gjuha dhe identiteti maqedonas. Ndërkohë, është "optimist racional" dhe beson në arritjen e një kompromisi me Bullgarinë.
“Pozicionet tona janë të qarta si kristal, se ne jemi Republika e Maqedonisë së Veriut në të cilën qytetarët flasin në gjuhën maqedonase dhe kemi identitetin tonë. Në raport me të drejtat e pakicave, ne respektojmë të gjitha konventat dhe organizatat që rregullojnë marrëdhënien ndërkombëtare, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara. Ne jemi shtet që nuk përzihet në punët e brendshme të fqinjëve. Në raport me çështjen e historisë, gjithmonë kam thënë se duhet të jenë pjesë e debatit të historianëve, ndërsa besimi ndërmjet qytetarëve duhet të ndërtohet nga pozicionet që nënkuptojnë standart më të mirë për ata dhe si të arrihet deri aty”, u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Petkov uron kryeministrin Kovaçevski, presim dialog konstruktiv dhe qasje të re
Kryeministri bullgar Petkov duke uruar kryeminstrin Kovaçevski për mandatin e tij, ka shprehur pritshmëritë për dialog konstruktiv dhe mirëkupitm. Siç shkruan agjensia bullgare BGNES, Petkov ka thënë se nuk lëkunden nga pozicioni për përkrahjen e tyre për eurointegrimin e RMV-së.
"Presim që të punojmë sëbashku për dialog të ri konstruktiv dhe mirëkuptim në interes të marrëdhënieve dypalëshe, zvhillimi i së cilës është në dobi të madhe për qytetarët e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Fqinjësia e mirë mund të sjell pozitivitet serioz, jo vetëm për dy shtetet por edhe për tërë rajonin", theksoi kryeministri bullgar Kirill Petkov.
Më 18 janar kryeministri bullgar Petkov vjen në Shkup me delegacioni e tij dhe pritet t'i jepet një impuls i ri dialogut dypalësh në tejkalimin e pengesave të aspiratave integruese të vendit.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
