Maqedoni

Një pjesë e Çairit nesër nuk do të ketë ujë

17.01.2022 17:28

Nesër prej orës 08:30, shfrytëzuesit nga rruga “Vojdan Çernodrinski” p.n. stacioni zjarrifikës...

Nesër prej orës 08:30, shfrytëzuesit nga rruga “Vojdan Çernodrinski” p.n. stacioni zjarrifikës dhe stacioni policor në Komunën e Çairit do të kenë ndërprerje në furnizimin me ujë.
 
Shfrytëzuesit do të mbeten pa ujë për shkak të realizimit të kyçjes ujësjellëse f-300 mm në rrugën “Vojdan Çernodrinski”.