Agim Ibraimi sërish më i miri
Për herë të parë Ibraimit, ky çmim i kishte takuar në vitin 2012-të…..

Agim Ibraimi edhe për herë të dytë u zgjodh si futbollist më i mirë i Maqedonisë që luan jashtë vendit. Futbollisti i Mariborit dhe reprezentacionit të Maqedonisë në këtë mënyrë ju bashkohet dy ish reprezentuesve të Maqedonisë, Goran Pandevit dhe Nikolçe Novevskit që kanë fituar më shumë se njëherë këtë çmim.
Për herë të parë Ibraimit, ky çmim i kishte takuar në vitin 2012-të.
“Falënderime për FFM-në, familjen time pa të cilët sot nuk do të isha këtu. Dua të urojë të gjithë ato të cilët morën mirënjohje, duke ju dëshiruar suksese dhe shëndet edhe në vitin 2015. Sa i përket këtij epiteti dua të theksoj se jam i kënaqur me respektin që ma bënë vendi im” - tha Agim Ibraimi në fjalimin e tij para të pranishmëve.
Mirënjohjen futbollistit tetovarë ia ndau nënkryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini, i cili në fjalimin e tij, njëjtë sikurse edhe Agim Ibraimi, floën në gjuhën shqipe.
Futbollistit shkupjan të Vardarit, Jasir Asanit i takoi çmimi i futbollistit të ri më të mirë në Maqedoni, Afërdita Salihi u shpall si golashënuese më mirë në futbollin e femrave, ndërkohë Shkëndija, njëjtë sikurse edhe Vardari u stolis me çmimin për investime në futboll.
Foto: ekipa.mk
