Maqedoni
Korrupsioni, problem madhor në Ballkan, Escobar paralajmëron sanksione të tjera
17.01.2022 17:47
Korrupsioni është një problem madhor në Ballkanin Perëndimor...

kështu u shpreh zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe i dërguari i posaçëm për rajonin, Gabriel Escobar, në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.
Ai tha se sanksionet nuk janë mjeti kryesor i angazhimit amerikan në Ballkanin Perëndimor, por ato kanë efekt në stabilizimin e rajonit dhe do të ketë edhe të tjera në vazhdim.
Por u kujdes të saktësojë se sanksionet shënjestrojnë individët e përfshirë thellësisht në korrupsion.
Escobar thotë se njoftimi për më shumë sanksione vlen për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
