Botë
Abu Dhabi: 3 të vdekur, 6 të plagosur në sulmin me dron
17.01.2022 18:13
Të paktën 3 persona humbën jetën dhe 6 të tjerë u plagosën për shkak të zjarreve të shkaktuara nga një sulm i mundshëm...
Të paktën 3 persona humbën jetën dhe 6 të tjerë u plagosën për shkak të zjarreve të shkaktuara nga një sulm i mundshëm me dron në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi, njoftoi sot policia, transmeton Anadolu Agency.
Në mesin e viktimave janë dy shtetas indianë dhe një pakistanez. Më herët, policia njoftoi se një zjarr shpërtheu pasi tre kamionë cisternë me karburant shpërthyen në zonën Musaffah pranë depove të naftës të ADNOC, kompani nafte.
Një tjetër zjarr shpërtheu në një kantier ndërtimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Abu Dabit. Ndërkohë, rebelët Huthi në Jemen pretenduan se kishin kryer sulme në EBA.
Koalicioni arab i udhëhequr nga Arabia Saudite tha se vërejti “një përshkallëzim armiqësor nga grupi Huthi duke përdorur dronë që u ngritën nga aeroporti në Sana”, duke mos dhënë detaje.
