Maqedoni
Qeveria shpalli gjendje krize për furnizim me energji termike
18.01.2022 10:13
Qeveria ka shpallur gjendje krize për furnizimin me energji termike...

Qeveria ka shpallur gjendje krize për furnizimin me energji termike, me propozim të Komisionit drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin e menaxhimit të krizave.
“Me vendimin është konstatuar ekzistimi i gjendjes së krizës në furnizimin me energji termike në qytetin e Shkupit, për shkak të mungesës së energjisë termike, mundësinë e përdorimit të lëndëve të karburantit alternativ dhe gjendjen në tregun e energjisë termike”, njoftuan nga qeveria.
Me ditën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, me propozim të Komisionit për Monitorimin e situatës me furnizimin me energji termike të krijuar nga Ministria e Ekonomisë, do të ndërmerren masa dhe aktivitete për sigurimin e sasive shtesë të energjisë termike në përputhje me gjendjen e krizës, në përputhje me Ligjin për Energjinë dhe Dekretin për kriteret dhe kushtet për shpalljen e gjendjes së krizës në rastet e fatkeqësive të motit dhe fatkeqësive natyrore, dhe shqetësimeve në tregjet e energjisë termike, paralajmërojnë nga Qeveria.
