Botë

Moderna premton vaksinën që do godasë Covid 19, dhe gripin sezonal

18.01.2022 12:09

Kompania farmaceutike amerikane paralajmëroi se në vjeshtën e vitit të ardhshëm në disa vende...

Kompania farmaceutike amerikane paralajmëroi se në vjeshtën e vitit të ardhshëm në disa vende do të mund të ofrohet vaksinë e kombinuar kundër Covid 19 dhe gripit sezonal.
 
Drejtori i kompanisë Moderna Stephen Bancel sqaroi se qëllimi i kompanisë është të kemi një vaksinë që do ta marrim një herë në vit, me qëllim që të mos kemi probleme kurse njerëzve do tu mundësohet të pranojnë vetëm dozë të kombinuar në çdo sezonë të dimrit. Kjo vaksinë aktualisht është në fazën e tretë të testimit, derisa vaksina kundër gripit akoma po hulumtohet, dhe do të duhej të përparonte në fazën e dytë dhe të tretën të testimit gjatë verës së këtij viti. Moderna planifikon që sivjet të prodhojë dhe shpërndajë 2 deri 3 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19, pasi që vitin e kaluar kishin shpërndarë 807 milionë doza.