Xhaz hite me Filarmoninë e Maqedonisë

24.12.2014 10:13

Orkestrën do ta udhëheqë Emin Xhijan, me merita për orestrimet e disa prej kompozimeve, ndërsa soliste është vokalistja Marija Dimitrijeviq....

Filarmonia e Maqedonisë në koncertin ekskluziv të festave sonte në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë do t'i ofrojë publikut një pjesë nga kompozimet më të mira xhaz, hitet e mëdha dhe xhaz-klasikë, të orkestruara për orkestër simfonike dhe vokal.

Orkestrën do ta udhëheqë Emin Xhijan, me merita për orestrimet  e disa prej kompozimeve, ndërsa soliste është vokalistja Marija Dimitrijeviq.

Në koncert do të perforomohen xhaz-hitet  "Take five", "Love Me or Leave Me", "Sing, Sing, Sing", "Winter wonderland", "Let it Snow", "Stardust", "Smile", "Night and Day", "I’ve Got You Under My Skin", "Let’s dance", "But Beautiful"..., të xhaz autorëve të mëdhenj Pol Dezmond, Kol Porter, Xhul Stajn.

Në skenën e Filarmonisë së Maqedonisë me imazh të ri do të ripërtërihen edhe kompozimet e Nina Simon, Ela Ficxherald, Çet Bejker, Frenk Sinatra.