Kanada dërgon ushtarë për operacione speciale në Ukrainë
Kanada ka dërguar një kontingjent të vogël të forcave ushtarake për operacione special në Ukrainë....

Kanada ka dërguar një kontingjent të vogël të forcave ushtarake për operacione special në Ukrainë. Ky hap është pjesë e angazhimeve të ithtarëve të NATO-S për ta ndërprerë agresionin rus dhe për të gjetur mënyra për ta mbështetur qeverinë e Ukrainës. Obligim tjetër që iu është dhënë forcave special është që ti evakuojnë diplomatët kanadez në rast të përshkallëzimit të situatës në Ukrainë.
Britania i jep armë Ukrainës që të mbrohet nga Rusia
Edhe Britania po e furnizon Ukrainën me pako të reja të sistemeve të sigurisë, për ta ndihmuar që të rrisë kapacitetet mbrojtëse, teksa ky shtet përballet me sjellje kërcënuese nga Rusia, tha sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace. Ai shtoi se ka ftuar homologun e tij rus që në javët në vijim të vizitojë Londrën për të diskutuar lidhur me krizën me Ukrainën.
Kievi dhe Perëndimi janë të shqetësuar pas grumbullimit të mijëra trupave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën. Perëndimi ka thënë se Rusia mund të jetë duke u përgatitur për një pushtim të mundshëm të Ukrainës. Por, Moska thotë se nuk ka plane për ta sulmuar Ukrainën. Javën e kaluar, shtetet perëndimore dhe NATO u takuan me zyrtarët rusë dhe biseduan për çështjen e grumbullimit të trupave ruse. Por, këto bisedime nuk nxorën ndonjë rezultat konkret.
