Botë
Australi, dita më vdekjeprurëse nga fillimi i pandemisë
18.01.2022 13:01
Australia sot u përball me ditën më vdekjeprurëse që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit...

Australia sot u përball me ditën më vdekjeprurëse që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit, pasi përhapja e llojit Omicron vazhdoi të rrisë normat e shtrimit në spital në nivele rekord, pavarësisht rënies së infeksioneve ditore.
Një total prej 77 vdekjesh u regjistruan sot në Australi, që tejkalon maksimumin e mëparshëm kombëtar prej 57 vdekjesh të regjistruara të enjten e kaluar, treguan të dhënat zyrtare. Vetëm katër nga të vdekurit e Covid-it në atë vend morën një dozë përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit, duke bërë që zyrtarët shëndetësorë të nxisin qytetarët që të marrin një dozë shtesë sa më shpejt të jetë e mundur. Janë raportuan rreth 73,000 infeksione të reja. Australia ka raportuar rreth 1.6 milionë infeksione me koronavirus që nga fillimi i pandemisë, nga të cilat rreth 1.3 milionë janë raportuar në dy javët e fundit. Numri i përgjithshëm i vdekjeve arriti në 2,776.
