Maqedoni

Tabanoc, u kapën dy persona me Kovid teste të falsifikuara

18.01.2022 15:51

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmë rreth orës 22:50 në pikën kufitare “Tabanoc”...

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmë rreth orës 22:50 në pikën kufitare “Tabanoc”, janë kapur dy të rinj me teste të falsifikuara për Covid-19.
 
Nga MPB bëjnë të ditur se janë T. H. 23 dhe T. H. 20 vjeç, të dy nga Shkupi, të cilët gjatë kalimit kufitar, në kontroll në dalje të vendit kanë dorëzuar teste PCR të falsifikuara, për të cilat personat në fjalë në bisedë zyrtare kanë pranuar se i kanë bërë vetë. Testet PCR janë konfiskuar nga zyrtarët policorë dhe personat e raportuar nuk janë lejuar të largohen nga vendi, njoftojnë nga MPB. Kundër tyre do të parashtrohet padi për shkelje të nenit 378 dhe 206 të Kodit Penal.