Gjysmëvjetori i dytë fillon më 1 shkurt, MASh: Preferohet mësimi me prani fizike

18.01.2022 16:41

Për shkak të gjendjes me pandeminë.....

Për shkak të gjendjes me pandeminë, fillimi i gjysmëvjetorit të dytë për shkollat fillore dhe të mesme në vend është shtyrë për më 1 shkurt.

Sipas ministrit të arsimit, Jeton Shaqiri, ky vendim nuk do të ketë ndikim në përfundimin e vitit shkollor më 10 qershor. Planet arsimore do të përshtaten për kompensimin e periudhës së humbur, ndërsa pas një shkurtit preferohet mësimi me prani fizike.  

“Qëllimi i shtyrjes së vitit të ri shkollor është që të jemi më të mbrojtur në këtë periudhë kohore ku numrat janë të lartë me persona të infektuar si rezultat i pandemisë. Për një shkurtin komisioni kishte dhënë propozim që mësimi të fillojë me prani fizike dhe rezultatet që i kemi janë si rezultat i mësimit me prani fizike dhe presim numri i të infektuarve në periudhën që vjen të zvogëlohet dhe kuptohet që do të jemi për mësim me prani fizike në fillim të muajit shkurt.”,- tha ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri.

Nga Institutit për Sëmundje të Mushkërive tek Fëmijët në Kozle, të cilët merren me kurimin e fëmijëve të prekur me virusin Korona, e arsyetojnë vendimin e qeverisë si të domosdoshëm për të parandaluar përhapjen më masive të Omikronit nëpër shkolla.

“Edhe pas datës 1 shkurt sërish do të duhet të rishikohet gjendja momentale në lidhje me pandeminë dhe në rast se situata mbetet e njëjtë si tani, pra nëse kemi rritje të numrit të të infektuarve do të ishte më mirë për shembull për dy javë tjera të shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë me prani fizike procesi edukativo-mësimor të zhvillohet online.”,- theksoi drejtori i Institutit për Sëmundje të Mushkërive tek Fëmijët, Besnik Zeqiri.

Aktualisht në Klinikën në Kozlle janë hospitalizuar 25 fëmijë të prekur me virusin Korona, ata të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore. Në rritje e sipër po ashtu janë edhe kontrollet e fëmijëve me gripin sezonal. (Flutura Latifi, TVM2)