Francë, mbi 100 mijë raste me Kovid-19

18.01.2022 17:31

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë....

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar mbi 102 mijë raste të reja me COVID-19. Agjencia e Shëndetit Publik ka njoftuar për 102 mijë e 144 rastet e reja, derisa në spitale vazhdojnë trajtimin 25 mijë e 776 persona, prej të cilëve 3.913 në kujdesin intensiv.

Ndërkohë në Paris vendosja e maskave në ambiente të hapura është bërë sërish e detyrueshme. Në një deklaratë nga Drejtoria e Policisë së Parisit thuhet se në kuadër të udhëzimit të qeverisë tashmë është bërë e detyrueshme vendosja e maskave në tregjet në qytet, në vendet ku ndodhen mbi 10 persona dhe në vendet ku priten mjetet e transportit publik, përreth shkollave, universiteteve, vendeve të adhurimit dhe qendrave tregtare. Gjykata administrative e Parisit më 13 janar anuloi vendimin e prefekturës që e bën të detyrueshme vendosjen e maskës në ambiente të hapura në kryeqytet.

Edhe Republika Çeke raportoi për mbi 20,000 raste të reja me virusin korona.

Në Japoni numri i rasteve ditore me COVID-19 për here të parë që nga fillimi i pandemisë ka kaluar numrin prej 30 mijë të infektuar.

Australia u përball me ditën më vdekjeprurëse prej 77 vdekjesh që nga shpërthimi i pandemisë.

Derisa Kina ka anuluar shitjen e biletave për publikun për Olimpiadën Dimërore që do të mbahet në Pekin, për shkak të pandemisë.