Opozita shqiptare kthehet në Parlament
Ka marrë fund bojkoti i opozitës shqiptare....

Pak para mesnatës, në raundin e tretë të negociatave, deputetët e Partisë Demokratike firmosën rezolutën që do të miratohet sot në parlament.
Dokument është ai që u propozua nga eurodeputetët Kukan dhe Flekenshtain, ndërsa Partia Demokratike u tërhoq nga dy propozimet që bëri gjatë ditës së djeshme në lidhje me 3/5 e votave dhe dekriminalizimin e parlamentit.
Negociatorët e projekt-rezolutës, Taulant Balla, Petrit Vasili, Genc Pollo dhe Oerd Bylykbashi dolën të katërt para gazetarëve.
I mandatuari i Partisë Demokratike, Genc Pollo konfirmoi arritjen e marrëveshjes dhe shtoi se fjalën e fundit do ta kenë deputetët në Kuvend.
Deputetët e Partisë Demokratike do të kthehen sot në seancën, e cila do të mbahet në orën 10:00, ndërsa vetëm 30 minuta para saj, Basha do të mbledh; Grupin parlamentar të Partisë Demokratike.
