Maqedoni
Kovid 19, 24 të vdekur 2269 të infektuar 1420 të shëruar
18.01.2022 19:48
Regjistrohet numër rekord infektimesh me kovid 19 por edhe numër i madh i të vdekurve...
Regjistrohet numër rekord infektimesh me kovid 19 por edhe numër i madh i të vdekurve.
Nga Minsitria e shëndetësisë kanë njoftuar për 24 të vdekur, 13 prej të cilëve në 24 orët e fundit dhe 11 të tjerë siç kanë njoftuar nga Termini im, kanë vdekur në periudhën prej 3 deri më 16 janar të këtij viti.
Poashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 2269 raste të reja me Covid-19, nga 7.038 të testuar.
Vetëm në kryeqendër numri i të infektuarve në 24 orët e fundit ka arritur në 1169 persona, ndërsa janë regjistruar edhe 310 ri-infektime.
Poashtu njoftohet edhe për 1420 pacient të shëruar. Numri i rasteve aktive në vend ka arritur në 17.218 të infektuar.
