Maqedoni

RMV-Bullgaria, LSDM: Po hapet një dritare e re bashkëpunimi

19.01.2022 11:45

Pas vizitës dhe takimit të djeshëm mes kryeministrave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë....

Pas vizitës dhe takimit të djeshëm mes kryeministrave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, u bë hapi i parë, u hap një dritare e re bashkëpunimi dhe miqësie mes dy vendeve, e cila besojmë se do të rezultojë në mbështetje të integrimin evropian, kanë vlerësuar nga LSDM. Sipas kësaj partie marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë duhet të ndërtohen mbi parimet e bashkëpunimit, para së gjithash në ekonomi, infrastrukturë, tregti dhe bashkëpunim afarist.
 
“Në këtë drejtim është edhe ngritja e grupeve të punës në disa fusha, në ekonomi, infrastrukturë, tregti, kulturë, arsim që do të thotë për qytetarët, për të ardhmen e tyre, por që janë veçanërisht të rëndësishme për të rinjtë”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.