Botë

Gjermani, mbi 100 mijë të infektuar në 24 orë

19.01.2022 12:21

Gjermania ka regjistruar mbi 100,000 raste të reja me koronavirus, për herë të parë prej shpërthimit të pandemisë....

Gjermania ka regjistruar mbi 100,000 raste të reja me koronavirus, për herë të parë prej shpërthimit të pandemisë. Siç bën të ditur Instituti Robert Koch në 24 orët e fundit janë regjistruar 112 mijë e 323 raste të reja. 
 
Mesatarja e shtatë ditëve të fundit tregon se 584 persona janë infektuar për 100,000 banorë në këtë shtet. Po ashtu është raportuar për 239 viktima. Ndërkohë sipas OBSH-së Pandemia nuk është “as afër fundit”, ndërkohë që varianti Omicron ka përballur shumë shtete me rekord të infektimeve me koronavirus. Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë thirrje për kujdes ndaj pretendimeve se varianti Omicron përbën më pak rrezik, vetëm sepse duket se shkakton simptoma më të lehta.