Maqedoni
Raporti javor i ISHP-së: Rritje prej 33,9% e numrit të të infektuarve të rinj
19.01.2022 12:40
Në periudhën 10-16 janar janë regjistruar 11 123 raste të reja pozitive me Covid-19 në 35 qytete të vendit...

Në periudhën 10-16 janar janë regjistruar 11 123 raste të reja pozitive me Covid-19 në 35 qytete të vendit, që paraqet një rritje prej 33,9% krahasuar me javen e shkuar tregojnë të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik . Më të shpeshtat janë grupmoshat e personave të moshës 30-39 vjeç, pra 2643 ose 23.8% dhe nga 20-29 vjeç 2153 raste ose 19.4%. Numri më i ulët është regjistruar në grupmoshën 0-9 vjeç, 205 raste ose 1.8 për qind.
Gjatë kësaj periudhe, janë testuar gjithsej 45401 materiale, me një rënie prej 14,7% krahasuar me javën e kaluar. Përqindja e pozitivitetit varion nga 21.4% në 30.2%, mesatarisht 24.4%. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi, incidenca më e lartë javore është regjistruar në Krushevë. Incidencë e lartë është regjistruar edhe në Manastir.
Gjatë javës së kaluar janë raportuar gjithsej 1247 ri-infektime, që është një rritje prej 31,8% krahasuar me javën e kaluar. Janë regjistruar edhe 55 fatalitete, 34,1% më shumë se një javë më parë dhe 5 403 të shëruar. Nga 96 mostra pozitive në total, në 57 raste ose 59,4% është zbuluar varianti Omicron që vërehet më shumë në shtatë qytete, në Shkup, Kavadar, Tetovë, Ohër, Koçan, Veles dhe Gjevgjeli.
