Botë

Shpërthimi i vullkanit në Tonga, NASA:500 herë më i fortë se bomba atomike në Hiroshima

19.01.2022 12:57

Katër ditë pas shpërthimit të vullkanit nënujor e cunamit të shkaktuar prej tij...

Katër ditë pas shpërthimit të vullkanit nënujor e cunamit të shkaktuar prej tij, Tonga mbetet ende e shkëputur nga bota. 

Kabllot e komunikimit nënujor janë prerë dhe aeroporti është mbuluar me hi, duke penguar mbërritjen e fluturimeve të ndihmës në kryeqytetin Nuku’alofa. Studiuesit e NASA-s kanë përllogaritur se fuqia e shpërthimit, është rreth 10 megaton apo 500 herë më e fuqishme se bomba atomike e hedhur në Hiroshima në Japoni, në fund të Luftës së Dytë Botërore. 
 
Shpërthimi u dëgjua deri në Alaskë dhe sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, mund të jetë shpërthimi më i fortë në tokë që nga viti 1883, kur shpërtheu vullkani Krakatoa në Indonezi, që shënoi mijëra viktima.