Irani emëroi ambsador në Marok dhe i ripërtëriu marrëdhëniet e ndërprera diplomatike

24.12.2014 10:25

Emërimi i Moajed është konfirmuar edhe nga presidenti iranian Hasan Rohani....

Irani e emëroi Mohamed Tagi Moajed për ambasador në Marok dhe me këtë i ripërtëriu lidhjet diplomatike mes të dy vendeve pas ndërprerjes së tyre në vitin 2009, njoftoi një burim nga Ministria iraniane e Punëve të Jashtme, cituar nga mediat franceze.

Emërimi i Moajed është konfirmuar edhe nga presidenti iranian Hasan Rohani.

Moajed para këtij funksioni diplomatik ka qenë ambasador në Tunis dhe ka ndërmarrë edhe detyra të tjera diplomatike në Holandë dhe Greqi.

Irani dhe Maroku në fillim të vitit njoftuan se nevojitet t'i ripërtërijnë marrëdhëniet diplomatike, që u ndërprenë në mars të vitit 2009 nga ana e Rabatit zyrtar për shkak të akuzave iraniane se e mbështet regjimin në Baherin- monarkinë e gjirit me popullsi dominuese shiite, por e cila udhëhiqet nga dinastia sunite.