IShP: Rritje për 33.9% e rasteve Covid

19.01.2022 14:39

Raporti javor i ISHP-së në periudhën prej 10 deri më 16 janar....

Raporti javor i ISHP-së në periudhën prej 10 deri më 16 janar bën të ditur se numri i rasteve të reja me Kovid-19 është rritur për një të tretën. Është rritur edhe numri i riinfektimve për 31.8 përqind dhe për 34.1 përqind edhe numri i vdekjeve.

Në shërim spitalor janë 439 persona, ndërsa gjysma nga të infektuarit apo 5630 persona janë nga Shkupi.

Memeti: Ndikuan festat e mosrespektimi i masave

Nga ISHP potencojnë se rritja drastike e të infektuarave është si pasojë e festave të fundvitit dhe mosrespektimit të masave mbrojtëse nga ana e qytetarëve.  

“Rritja drastike është shkaktuar nga grupimet e njerëzve duke filluar nga festa e Vitit të Ri dhe festat fetare ardhja e shtetasve të huaj apo mërgimtarëve. Nuk duhet përjashtuar mosrespektimi i rekomandimeve që po i përmendim distanca, maskat dhe dezinfektimi dhe mungesa e vaksinimit edhe pse keni një numër të konsiderueshëm të të vaksinuarve edhe me dozën e tretë, por vaksinimi dhe masat mbrojtëse duhet të vazhdojnë.”,- tha drejtori i IShP-së, Shaban Memeti.

Grupmoshat e reja, të vaksinohen sa më shpejt

Në raportin javor të IShP-së grupmoshat prej 30 deri më 39 vjeç shënojnë numrin më të madh të infektimeve nga Omikroni, andaj atyre u rekomandohet të vaksinohen. 

“Grupmoshat nga 30 deri më 39 vjeç janë të prekur krahasuar me grupmoshat tjera gjashtëdhjetë e sipër dhe u preferoj që jashtë rekomandimeve për mbrojtje nga Kovid-19, normat e arta - dezinfektimi higjiena, maska iu rekomandohet edhe kësaj kategorie të qytetarëve të vaksinohen.”,- tha drejtori i IShP-së, Shaban Memeti.

Në IShP ka sasi të mjaftueshme të testeve për detektim të Covid-19 andaj u rekomandohet qytetarëve që të mos bëjnë teste të shpejta, sepse vetëm testi PCR detekton me saktësi variantin e ri Omikronin. (Flutura Latifi, TVM2)