Mickovski: Zgjedhje parlamentare të shpejta, pa qeveri teknike

19.01.2022 16:30

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.....

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, nuk tërhiqet nga ideja e mbajtjes së zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai vlerëson se shumica e re parlamentare dhe qeveria e administruar nga Kovaçevski mbahen gjallë në mënyrë artificiale, andaj Mickovski tani propozon vendi të shkojë në zgjedhje të shpejta, pa Qeveri teknike dhe me një njësi zgjedhore.

“Sa më shpejtë të mbahen zgjedhjet e parakohshme. LSDM i ikën përgjigjes se kur do të mbahen. Jemi të përgatitur të dorëzojmë deri te Kuvendi propozim ndryshimet të Kodit Zgjedhor, në të cilën nuk do të ketë 100 ditë qeveri teknike dhe do të shfrytëzojmë afatin kushtetues prej 45 ditësh. Nëse kjo është pengesë, le të mbetet kjo qeveri deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja, le të mbetet ministri Spasovski dhe ministrin e ri për punë dhe politik sociale.”,- deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Por, VMRO mesa duket nuk ka shpresë se do të ketë zgjedhje të parakohshme.

LSDM: Zgjedhje nuk do të ketë, mjaft me obstruksione

LSDM i porosit Mickovskit të ndalojë me opstrukcionet, sepse zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë.

“Edhe gjatë festave, Hristian Mickovski sërish tregon destruktivitetin e tij. Mickovski i interesojnë edhe zgjedhjet, e dhe si t’i afrohet pushtetit, edhe pse qytetarët dhe tërë opinioni janë kundër. Zgjedhje nuk do të ketë. Shumica parlamentare është rritur dhe është zgjedhur qeveria e re. Mickovski të ndalojë obstruksionet dhe keqtrajtimin e opinionit me dëshirat e tij personale.”,- thuhet në komunikatën e LSDM-së. 

I sigurt në vete, Mickovski u tha oponentëve se VMRO nuk e ka fare problem nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare organizohen nga përbërja aktuale e qeverisë dhe nga ministrat aktual të LSDM-së.

VMRO është e gatshme, tha Mickovski, që të mos propozojë zëvendësministra në disa ministri si më parë, thjeshtë vetëm të shkohet në zgjedhje të parakohshme. (Rexhep Qamili, TVM2)