Botë

Franca prezanton programin për BE-në, Makron: S’i ikim dot përgjegjësisë për Ballkanin. Duhet t’i rimendojmë rregullat tona

19.01.2022 16:52

Perspektiva e evropiane e Ballkanit Perëndimor ka gjetur vend të posaçëm edhe në Programin e presidencës franceze...

Perspektiva e evropiane e Ballkanit Perëndimor ka gjetur vend të posaçëm edhe në Programin e presidencës franceze me Unionin në gjashtë muajt në vijim. Presidenti francez, Emanuel Makron, ftoi vendet  anëtare që të jenë më qarta dhe më të sinqerta në qasjen ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor që edhe pritshmëritë e tyre të jenë më reale. 
 
“Europa nuk mund t’i largohet përgjegjësisë për Ballkanin Perëndimor. Vendet e Ballkanit Perëndimor si nga aspekti gjeografik, si nga historia tragjike por edhe nga premtimet për të ardhmen janë në zemër të kontinentit europian. Ato mbajnë shenja që na kujtojnë brishtësinë e paqes dhe forcën e bashkimit tonë europian. Jo një anëtarësimit -kundër për t’ju përgjigjur përpjekjeve destabilzuese të fuqive të tjera në rajon, por një anëtarësimi - pro që shtrihet në një afat kohor të arsyeshëm.”,- tha presidenti i Francës, Emanuel Makron.
 
Gjatë prezantimit të programit të presidencës franceze me Unionin në seancën plenare të Parlamentit Europian, në Strasburg, Makron tha se BE duhet të rimendojë rregullat e saj të funksionimit. Kjo sipas tij duhet të ndodh në kuadër të konferencës për të ardhmen e Europës, që pritet të mbahet në maj.
 
“Por gjithashtu duhet të jemi politikisht më të sinqertë për kuadrin e Europës ku vendet e Ballkanit Perëndimor kanë vendin e tyre. Ndaj ne duhet të rimendojmë rregullat tona të funksionimit dhe gjeografinë e Europës. Për këtë arsye, konferenca për të ardhmen e Europës do të vijohet nga një konferencë mbi Ballkanin Perëndimor, ku do të mund të flitet për këtë temë thelbësore.”,- u shpreh presidenti i Francës, Emanule Makron.
 
Hodhi dyshimin se Europa aktuale reale, me rregullat e saj të funksionimit, nuk mund të bëhet një Europë me 33 anëtarë. Rikujtoi metodologjinë e re për zhvillimin e negociatave qasëse me kërkesë dhe propozim të Francës, që sipas tij ka modernizuar procedurat e negociatave të anëtarësimit. 
 
SHPËTIM NUREDINI