Seri sulmesh nga militantë fisnorë në Indi, 54 të vrarë
Të paktën 54 persona janë vrarë gjatë një serie sulmesh nga militant fisnorë në shtetin verilindor të Assamit në Indi, bëri të ditur një zyrtar i policisë gjatë së mërkurës....

Sulmet ndodhën nga militantë të “Bodo” gjatë orëve të vona të së martës, tha inspektori i përgjithshëm.
Kryengritësit “Bodo”, të cilët duken të irriturar mbi një bastisje të fundit të policisë që çoi në disa arrestime dhe sekuestrime armësh ndaj tyre, shënjestruan disa anëtarë të një tjetër komuniteti fisnor, tha shefi i policisë së shtetit Khagen Sarma.
Rajoni i varfër verilindor i Indisë ka një përqëndrim të lartë të grupeve ekstremiste me prejardhje të ndryshme, të cilët janë përfshirë në konflikte etnike dhe interesa politike.Militantët “Bodo” njihen për tensione prej një kohe të gjatë me muslimanët e ardhur në Assam.
Sarma nuk dha emrin e fisit të vënë nën shënjestër të sulmeve, por i quajti ata “objektiva të lehta”. Ai tha se luftëtarët “Bodo” kanë përdorur armë të tipit pistoletë gjatë sulmeve të tyre.
