Botë
Covid-19, infektime rekord në shumë shtete të botës
19.01.2022 17:42
Gjermania shënoi rekord të ri negativ Covid që nga fillimi i pandemisë...
Janë 113 mijë 323 raste të reja, një rekord absolut infektimesh , teksa numri i fataliteteve në 24 orë atje, u rrit në 239. Bundestagu do të merret me çështjen e vaksinimit me detyrim në janar, në një debat orientuese më pas në kuvend në shkurt.
Aktualisht 72,8 për qind e popullsisë së përgjithshme në Gjermani janë plotësisht të vaksinuar 47,6 për qind janë vaksinuar me vaksinën e tretë përforcuese. Me 28,469 raste të reja, edhe Republika Çeke regjistron numrin më të madh të rasteve që nga fillimi i pandemisë.
“Janë shifra që i kemi pritur, parashikimet tona janë plotësisht të konfirmuara, nuk kam në plan nuk të paraqes ndonjë masë të re në mbledhjen e kabinetit.”,- tha ministri çek i shëndetësisë, Vlastimil Válek.
Edhe rajoni vëren shtim të rasteve. Në Greqi, në 24 orë janë regjistruar mbi 23 mijë raste dhe 106 viktima. Në Shqipëri e Kosovë, rastet janë shtuar bashkë me interesimin për vaksinim. Shifër rekorde edhe në shtetet e tjera të botës.
Në SHBA, janë raportuar 66 milionë raste, pra, rreth një e pesta e popullsisë është e infektuar kryesisht me variantin Omicron. Meksika regjistroi 49.343 infektime të reja. Rekord rastesh ditore edhe në Venezuelë.
"Ndërgjegjësim maksimal. Për të dal nga kjo situatë duhet të vaksinohet secili.",- u shpreh zëvendëspresidenti i Venezuelës, Delcy Rodriguez.
Në Japoni, numri i rasteve ditore me COVID-19 për herë të parë kalon shifrën 30 mijë.
“Disa provinca do të shqyrtojnë urgjentisht kërkesat për një gjendje të pjesshme të jashtëzakonshme, pasi rastet kanë arritur një rekord të lartë.”,- tha kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida.
OBSH rialarmon se pandemia “nuk ka përfunduar”, dhe variante të reja ka të ngjarë të vazhdojnë të shfaqen pas variantit aktual, Omicron.
“Kjo pandemi nuk është afër fundit dhe me rritjen e pabesueshme globalisht të varianit Omicron, ka të ngjarë të shfaqen variante të reja, kjo është arsyeja pse gjurmimi dhe vlerësimi mbeten kritike.”,- theksoi kreu i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Në kohën që shumë vende thyejnë rekord me infektime, Skocia dhe Britania e Madhe tërheqin masat që janë në fuqi sepse shifrat atje janë ulur ndjeshëm. Në botë që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën mbi 5.5 milion persona.
FARIJE DAUTI BAKIJU
