Maqedoni

Parashikimi i motit

20.01.2022 09:01

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë mot kryesisht të vranët....

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë mot kryesisht të vranët. Pritet të ketë edhe reshje të izoluara. Gjatë natës në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë reshje lokale të borës. Do të fryjë erë e dobët, kryesisht nga drejtimi perëndimor. 
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -10°C deri -2°C, ndërsa maksimalja prej 4°C deri 10°C.
 
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e matur nga drejtimi jugperëndimor. Gjatë natës do të ketë reshje të borës. temperatura minimale do të zbresë deri -6°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 6°C.
 
Reshjet do të vazhdojnë edhe ditën e premte në të gjithë vendin.