Shkup, sanksionohen 101 shoferë, 22 për tejkalim të shpejtësisë
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik....

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 101 sanksione, prej të cilave njëzet e dy sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, nëntë gjoba për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur.
Poashtu janë shqiptuar edhe pesë gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, shtatë masa për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, katër gjoba për automjete të paregjistruara dhe tri sanksione për shoferë fillestarë.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
