Lakers maestral ndaj Warriors, ndërsa Phoenix Suns kaloi Dallas Mavericks

24.12.2014 11:52

Ylli i Los Angeles Lakersit, Kobe Bryant, nuk shihej askund, në ndeshjen më të bukur të ekipit të tij këtë stinor....

Lakers mposhti Golden State Warriorsin me një lojë të hatashme, ku arritën t’i vjedhin 20 topa nga kundërshtari. Carlos Boozer shënoi 18 pikë nga banka, në fitoren 105-115 të Lakersit, derisa epërsia në disa raste shkoi edhe në 24 pikë.

E Bryant, koshashënuesi i tretë më i mirë në histori të NBA-së, për herë të parë këtë stinor pushoi dhe nuk ishte i pranishëm askund në palestër. Vendimi i trajnerit Byron Scott, se Kobe nuk duhet të paraqitet fare dhe duhet t’i pushojë këmbët, u tregua i drejtë.

Phoenix Suns kaloi Dallas Mavericks 124-115 në takimin e zhvilluar në "US Airways Center" të Arizonas.

Ky është suksesi i katërt rresht për ekipin nga Arizona që vazhdon të fitojë terren në klasifikimin e Divizionit të Perëndimit. Ndwrsa Dirk Nowitzki zbriti në fushë me një ritëm tjetër por 22 pikët e mbremjes së tij nuk e ndihmuan ekipin nga Dallasi të ngushtonte diferencën për asnjë moment.

Në takimet e tjera veçojmë këto rezultate; Indiana-New Orleans 96-84, Atlanta-Los Angeles Clippers 107-104 dhe Brooklyn-Denver 102-96.