Botë

Tensione politike në Mal të Zi, iniciativë për shkarkimin e Dritan Abazoviçit

20.01.2022 14:34

Kthehen sërish turbullirat në politikën malazeze....

Kthehen sërish turbullirat në politikën malazeze. Kryeministri, Zdravko KrivokapiÇ, ka dorëzuar në Parlamentin e Malit të Zi iniciativën për shkarkimin e Dritan Abazoviçit nga pozicioni i zëvendëskryeministrit. Në arsyetimin për shkarkimin e Abazoviçit, Krivokapiç theksoi se pas mosmarrëveshjeve të gjata, në janar deputetët e Lëvizjes Qytetare URA, së bashku me disa deputetë të DPS-së dhe partive të tjera, dërguan një kërkesë për votëbesimin në Parlament të cilën Abazoviç, nuk e kontestoi publikisht, duke iu bashkuar drejtpërdrejt atyre që punojnë kundër interesave të qytetarëve dhe qëllimeve të krijuara dhe të përcaktuara bashkërisht.
 
Krivokapiç e konsideron “të papranueshme dhe të pavend një qëndrim të tillë. Në vend të Abrazoviçit propozohet Milojko Spajiç, që ushtron funksionin e ministrit të Financave dhe Mirëqenies Sociale. Si kundërpërgjigje ndaj shkarkimit, koalicioni “E zeza në të bardhë”, lider i të cilit është Abazoviç, ka dorëzuar sot në Kuvendin e Malit të Zi një iniciativë për mosbesimin e Qeverisë.