Ekonomi
EMV prej të premten do të menaxhojë BEG-un, Bekteshi: Do vazhdojë deri në fund të dimrit
20.01.2022 14:48
Prej nesër EMV do të menaxhojë me BEG dhe ngrohtoren “Shkup Veri”....

Prej nesër EMV do të menaxhojë me BEG dhe ngrohtoren “Shkup Veri”. Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha se kjo do të bëhet me të vetmin qëllim, që shkupjanët të kenë energji termike dhe kjo do të vazhdojë deri në përfundimin e sezonit dimëror. Ai mohoi zërat se do të shkurtohet koha e ngrohjeve dhe se do të ulet temperatura e ngrohjes.
“Në përputhje me vendimin për shpallje të gjendjes së krizës, në mënyrë shtesë do të injektojmë mjete në EMV, për t’u përballur me krizën dhe të menaxhojë me kompanitë. Ngrohja nuk do të jetë e shkurtuar, por do të punojë deri në orën 1 pas mesnate. Nuk mendoj se do të ulet temperatura e ngrohjes, sipas rregullores ajo patjetër duhet të jetë në temperaturë prej minimum 20+1 gradë.”,- tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Por, nga VMRO-DPMNE thonë se krizat e shkaktuara nga kjo qeveri në fund po u faturohet qytetarëve. Në kohën kur kemi rritje të çmimeve të produkteve të ndryshme, nga VMRO thonë se qytetarët po paguajnë edhe fatura më të larta të ngrohjes dhe rrymës.
“Kriza me furnizimin me energji termike është kriza e katërt e cila është realitet për shkak të qeverisjes së keqe të LSDM-së. Qytetarët po përballen me fatura më të larta për ngrohje qendrore dhe për rrymë për shkak se qeveria është e paaftë të gjejë zgjidhje. Paaftësinë e LSDM-së tani qytetarët e paguajnë përmes buxhetit. Furnizimi me energji elektrike dhe termike është dëshmi se ekipi ekonomik dhe energjetik i LSDM-së nuk ka ideja dhe plan se si të përballet me krizat të cilat vet i shkakton.”,- u shpreh zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva.
Nga LSDM kundërpërgjigjen duke thënë se LSDM zgjidhi fillimisht problemin me energjinë elektrike e tani edhe problemin me ngrohjet, derisa VMRO sillet me destruktivetet dhe bën obstruksione.
“Aktualisht, qeveria e udhëhequr nga LSDM është duke punuar në masa të reja që do të nënkuptojnë ndihmë direkte financiare për qytetarët dhe ekonominë për t'u përballur me pasojat e rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Ky është një menaxhim i përgjegjshëm i institucioneve të udhëhequra nga LSDM, e cila gjithmonë punon për qytetarët.”,- theksoi Darko Kaeski nga LSDM.
Shpallja e krizës në sektorin energjisë termike erdhi pasi BEG paralajmëroi se nuk ka resurse për të siguruar gaz. Në seancë të qeverisë u vendos që menaxhimin me BEG dhe ngrohtoren “Shkup-Veri” ta ndërmerr SH. A. EMV.
ERSAN PAJAZITI
