Të paktën 24 persona janë vrarë në sulm në jug të Bagdadit

24.12.2014 12:22

Të paktën 24 persona e kanë humbur jetën dhe rreth 40 janë plagosur në sulme vetëvrasëse me bombë në Madaen, në 45 kilometra në jug të Bagdadit....

Cak i sulmit ishin luftëtarët nga milicitë sunite, të mbështetur nga Qeveria në Bagdad, kumtoi policia.

Sulmuesi u hodh në erë në afërsi të grupit të luftëtarëve, të cilët prisnin në radhë në afërsi të pikës kontrolluese amerikane, për të marrë pagë.