Botë

Temperatura deri në -17 gradë, javën tjetër Shqipëria mbyll shkollat

20.01.2022 15:06

Për shkak të temperaturave të ulëta me të cilat pritet të përballet, Ministria e Arsimit në Shqipëri...

Për shkak të temperaturave të ulëta me të cilat pritet të përballet, Ministria e Arsimit në Shqipëri ka pezulluar mësimin në shkolla nga 24  deri në 26 Janar . Orët e humbura nga mbyllja 3-ditore do të zëvendësohen në një moment të dytë.
 
“Sipas parashikimeve meteorologjike, në ditët në vijim priten temperatura tepër të ulëta, të cilat janë temperatura të jashtëzakonshme , që në disa zona do të arrijë deri në – 17 gradë celsius. Duke qenë se prioriteti ynë absolut në çdo kohë është shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve tanë, kemi vendosur që shkollat të mbyllen javën e ardhshme, nga dita e hënë deri të mërkurën, dhe orët e humbura do të zëvendësohen në vijim pas një njoftimi të dytë në bashkëpunim me zyrat vendore arsimore. Natyrisht nëse parashikimet nuk do të dalin të sakta, dhe temperaturat do të jenë më të pranueshme, ne do ta rishikojmë këtë vendim”, bën të ditur ministrja e Arsimit e Shqiprisë, Evis Kushi.