Botë

Covid-19, OBSh: 18 milionë raste të reja në mbarë botën

20.01.2022 15:40

Javën e kaluar ...janë regjistruar 18 milionë raste të reja me Covid-19 në mbarë botën

Javën e kaluar janë regjistruar 18 milionë raste të reja me Covid-19 në mbarë botën, një rritje prej 20% krahasuar me shtatë ditët e mëparshme, raportoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas OBSH-së, ka pasur 45,000 vdekje globale gjatë të njëjtës periudhë, një numër i ngjashëm me javën e kaluar.
 
Numri më i lartë është regjistruar në SHBA me 4.688.466 raste, ngjashëm me javën e kaluar, pastaj Franca me 2.012 943, India me 1 594 160, Italia  me 1.268 153 raste. Në vendin e pestë ishte Britania e Madhe me 813 326 raste të reja, por një rënie prej 33% krahasuar me shtatë ditët e mëparshme që ka bërë që autoritetet të lehtësojnë masat.