Maqedoni

Е-komunat, digjitalizimi i shërbimeve administrative

20.01.2022 16:53

Qytetarët të cilët duan t’i ikin rrëmujës nëpër sportele, punën mund ta kryejnë edhe online...

Qytetarët të cilët duan t’i ikin rrëmujës nëpër sportele, punën mund ta kryejnë edhe online përmes shërbimeve lokale administrative digjitalizuese, me të cilat rritet cilësia e shërbimeve dhe lehtësohet komunikimi mes qytetarëve dhe komunave.
 
“Kur bisedojmë për decentralizimin e qeverisë, gjithmonë i kemi parasysh përfitimet për qytetarët dhe shërbime më të mira lokale, qasje e lehtë deri të qytetarët, rritja e transparencës dhe frekuentimit, zvogëlimi i hapësirave për konflikt të interesave dhe korrupsionit.”,- tha ministri i vetëqeverisjes lokale, Goran Mileski.
 
“Korrupsioni, transparenca, gjithçka do të jetë në një nivel të lartë, derisa shkojmë vetëm në mënyrë elektronike, për çka është dëshmi edhe sistemi ynë elektronik për dhënien e lejes, i cili funksionon kaq vite.”,- u shpreh drejtori ekzekutiv i BNJVL-së, Dushica Periciq.
 
Me digjitalizimin rritet cilësia e shërbimeve dhe të njëjtat i rekomandojnë për qytetarët edhe institucionet, në të kundërtën të njëjtat gabime në proceset dhe serviset do të përsëriten, thonë OJQ-të. Por, nevojiten më shumë resurse, por edhe IT kuadro.
 
“Atë vizion, atë strategji nuk mund ta bëjnë për ne as donatorët, atë duhet ta bëjmë vetë. Të gjitha ministritë përkatëse, komunat, OJQ-të e gjelbra në konsultim me qytetarët.”,- theksoi drejtori i "Metamorfosis", Bardhyl Jashari.
 
Me implementimin e ri të IT sistemit mund të monitorohet numri i aplikimeve, por do të ndiqen dhe evidentohen llogaritë e të gjitha interaksioneve në mes të qytetarëve dhe komunave dhe me këtë do të zhduket edhe korrupsioni, thonë nga Programi për Zhvillim i Kombet e Bashkuara.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU