Maqedoni
Covid-19, pacientët vërshojnë mjekët amë
20.01.2022 17:12
Muajin e fundit, mjekësia primare është e sterngarkuar me pacientë të cilët shfaqin simptoma të variantit Omicron...

Muajin e fundit, mjekësia primare është e sterngarkuar me pacientë të cilët shfaqin simptoma të variantit Omicron të virusit Korona. Nga 300 në ditë vizitojnë mjekët e tyre amë, pjesa më e madhe e tyre janë të rinj, thotë mjekja Ankica Stanuevska.
Por, për fat të mirë ata kalojnë me simptoma të lehta, ndërsa personat e moshuar dhe me simptoma më të rënda mund të vihen në rrezik për jetën.
“Sistemi shëndetësor jo vetëm që nuk funksionon në segmente të caktuara dhe atë që mjekët amë vazhdimisht e thonë deri më tani, d.m.th. luftojmë me mungesë të testeve luftojmë që terminet t’i caktojmë sërish për analizat laboratorike, megjithatë bëhet fjalë për pacientë me urgjencë që duhet shpejt të diagnostikohen që t’u përshkruhet terapia.”,- tha mjekja, Ankica Stanushevska.
Duke krahasuar me Slloveninë, mikrobiologu Panovski thotë se edhe në vendin tonë do të kishim po kaq numër të madh të të infektuarve nëse do të bëheshin sikur atje nga 40 mijë testime në ditë. Sipas mikrobiologut vëmendje duhet t’u kushtohet personave të hospitalizuar dhe atyre që pësojnë fatalisht.
“Problem janë asimptomatikët, sepse nuk dihet se kur janë infektuar dhe zgjatë më pak. Konsiderohet se Omikroni zgjat tri ditë dhe ditën e katërt shanset janë më të vogla për të infektuar të tjerët. Prandaj pacienti me simptoma izolohet 7 ditë, ndërsa asimptomatikët izolohen 5 ditë në botë dhe kjo duhet të shkurtohet edhe tek ne.”,- tha mikrobiologu, Nikolla Panovski.
Panovski pret që për dy javë mbi 95 për qind të dominojë varianti Omikron i Sars Cov 2 dhe sipas tij është mirë që u prolongua fillimi i gjysmë vjetorit të dytë dhe nëse nuk paraqitet ndonjë mutacion i ri i virusit, mundet në pranverë të qetësohet situata me pandeminë.
VLORA LATIFI TOPOJANI
