SHBA: Është vrarë një adoleshent gjatë një gjuajtje policore në Sent Luis

24.12.2014 12:25

Policia amerikane në Misuri ka qëlluar për vdekje një 18-vjecar me ngjyrë. Mediat shkruajnë se viktima është një djalë i quajtur, Antonio Martin....

Adoleshenti është vrarë në një pompë benzine në periferi të Berkli, Sent Luis.

Përdoruesit e rrjeteve sociale që janë ndodhur në vendngjarje kanë filmuar nënën e viktimës teksa derdh lot për të birin të mbuluar me një copë të verdhë tek pompa e benzinës.

Dëshmitarë shprehen se i riu nuk ishte i armatosur në momentin që është qëlluar nga policia ndërsa një turmë e madhe rrethoi efektivët duke i kërkuar shpjegime për vrasjen.