Botë
Biden: Nëse Rusia pushton Ukrainën, përgjigjemi ashpër
20.01.2022 18:28
Presidenti amerikan, Joe Biden, është treguar i prerë në qëndrimin ndaj Rusisë...

Sipas Bidenit, nëse ndonjë forcë ushtarake ruse lëviz përtej kufirit të Ukrainës, do të ketë një përgjigje të ashpër dhe të bashkuar nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët.
“Jam shumë i shqetësuar se kjo mund të përfundojë, shikoni. E vetmja luftë që është më e keqe se ajo që synohet është ajo që është e paqëllimshme. Dhe ajo që më shqetëson është se kjo mund të dalë jashtë kontrollit, shumë lehtë për shkak të ajo që thatë, kufijtë e Ukrainës dhe çfarë mund të bëjë ose jo Rusia. Shpresoj që Vladimir Putin të kuptojë se i mungon një luftë e plotë bërthamore. Ai nuk është në një pozicion shumë të mirë për të dominuar botën.",- tha presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.
Deklaratat e Bidenit, Kremlini: Rrezikojnë të destabilizojnë më tej situatën
Moska ndërkohë thotë se deklaratat e tilla rrezikojnë ta destabilizojnë dhe më tej situatën.
“Ne besojmë se këto deklarata në asnjë mënyrë nuk kontribuojnë në zbutjen e tensionit që tani është ngritur në Evropë dhe, për më tepër, mund të kontribuojnë në destabilizimin e situatës - sepse ato mund të frymëzojnë shpresa krejtësisht të gabuara në kokat e nxehta të disa përfaqësuesve të Ukrainës e lidershipi ukrainas, duke përfituar nga kjo, mund të vendosin të fillojnë një luftë të re civile në vendin e tyre dhe të përpiqen të zgjidhin problemin e juglindjes me forcë.”,- u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov.
Zelenskiy: Jo vetëm deklarime, ndërmerrni sanksione
Deklarata alarmoi Ukrainën. Presidenti, Volodymyr Zelenskiy, u bëri thirrje partnerëve që të jenë më specifik në reagimin e tyre në rast të një lufte.
“Mos e ndihmoni armikun duke nxitur tensionet. Duke përsëritur çdo ditë se lufta do të fillojë nuk ndihmon në parandalimin e saj. Ne dëshirojmë që partnerët tanë të jenë më aktivë, jo vetëm verbalisht. Nuk është esencial vetëm informacioni se çfarë Rusia mund të bëjë, është më shumë e rëndësishme se çfarë do të bëjë bota, jo vetëm deklarime se ata do të paguajnë shtrenjtë, por duke njoftuar sanksione dhe masa specifike.”,- u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy.
Moska pret me padurim zgjedhjet e perëndimit lidhur me kërkesën për të mos lejuar integrimin e Ukrainës në NATO dhe që blloku ushtarak të tërheqë forcat nga Europa Lindore. Uashingtoni dhe NATO i kanë konsideruar të papranueshme këto kërkesa.
SEDAT SELIMI
