Ukraina e ndërpreu dërgesën e energjisë elektrike në Krime

24.12.2014 12:28

Ukraina e ndërpreu furnizimin me energji elektrike për tërë Krimenë, kumtoi sot për TASS ministri i Energjisë së republikës së re ruse, Sergej Egorov....

"Para një ore Ukraina në mënyrë të njëanshme e ndërpreu furnizimin me energji elektrike të Republikës së Krimesë dhe qytetit të Sevastopolit", deklaroi Egorov.

Nga pranvera Krimea dhe Sevastopoli janë subjekte të Federatës ruse, ndërsa Kievi i konsideron si territore të okupuara.

Sipas Egorovit, Krimea ndërmori masa për rritjen e prodhimit personal të energjisë elektrike me qëllim që të sigurojë energji elektrike për gjysmën e gadishullit dhe të mos vijë deri te ndërprerja e lidhjeve mobile. "Jemi duke negociuar me Ukrainën për ripërtëritjen dhe furnizimin me energji elektrike për republikën", deklaroi ai.